Fifi dhe Adis janë duke e shijuar marrëdhënien e tyre në maksimum.
Çifti nuk i kanë kursyer edhe deklaratat e ëmbla të dashurisë në rrjet.
E ftuar në emisionin “Prive Reality”, Fifi ka ndarë më shumë detaje nga romanca e tyre.
Roza Lati, e cila ishte e ftuar gjithashtu në emision e ka pyetur këngëtaren lidhur me planet për fëmijë me Adis-in.
Fifi ka treguar se “po pret” si fillim një propozim nga Adisi duke shtuar se nuk do donte kurrë të merrte hapin e parë në këtë drejtim.
“Është një problem unë s’i propozoj atij, rasti i vetëm ku unë jam një femër. Se gjithnjë kam qenë burri. Kam menduar por tani e kam kuptuar çfarë është dashuria. E kam për herë të parë. Adisi më ka bërë të vlereësoj veten, më ka bërë të kuptoj vlerën time si njeri dhe si femër. Në ditën e parë që e kam takuar kam thënë që “ai është i duhuri.”
Linku: https://youtu.be/mRHJFF3kMp0
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CasUsZGNgWM/