Amber Kotrri, pronarja e një butiku të vogël, të quajtur “House of Zana” ka fituar betejën ligjore me gjigantin e modës, Zara.
Amber, i vendosi emrin “Zana” butikut pikërisht nga Shqipëria, pasi është origjina e bashëshortit të saj dhe shumë klienete janë shqipfolëse.
Kotrri, e cila drejton “House of Zana”, me bazë në Darlington, i ishte thënë nga “Zara” që biznesi i saj ishte identik në koncept, duke argumentuar se kishte një shkallë të lartë ngjashmërie vizuale midis dy markave.
Por gjykata e ka hedhur poshtë pretendimin.
Rezultatet kanë treguar se lidhja është shumë e parëndësishme dhe nuk kishte kopjim.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo tha: “E bëmë !!! Faleminderit të gjithëve për të gjithë mbështetjen tuaj.
Të gjitha fjalët e forta, ata që nënshkruan peticionin tonë, ndanë lajmin dhe të gjitha mediave që mbuluan këtë histori.
Të gjithë më dhatë guximin e nevojshëm për të përballur gjigantët e modës Zara dhe unë do t’ju jem përgjithmonë mirënjohës për të gjithë ju. NE FITUAM !! Me shumë dashuri nga Amber xxx.”
Linku: https://www.dailymail.co.uk/news/article-11089337/House-Zana-WINS-court-battle-against-Zara-high-street-giant-tried-order-rename.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cc8pe2qtJLF/