ShowBiz

“Të thashë njëherë jo”, Bruno ‘refuzon’ publikisht Alvisën

Bruno është një nga ish konkurrentët më të përfolur të Për’puthen.

Ai është tepër aktiv në rrjete sociale ku nuk ngurron të ndajë detaje nga jeta private.

Së fundmi pasi u panë në shoqërinë e njeri-tjetrit, Bruno dhe Alvisa u përfolë për një romance të mundshme.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, Bruno ka rrëfyer se si qëndrojnë raportet mes tyre.

Një ndjekës e pyeti: “ Përshëndetje Bruno! Pse nuk lidhesh me Alvisën, dukeni shumë të mirë bashkë”.

Alvisa Qarri ti i shkruan këto!? Të thashë herën e fundit që jo, nuk do lidhemi bashkë mos u fut tani të provokosh këtu( Shakatë mënjanë, jemi shumë shok dhe rehat. Nuk kemi oreks t’ia prishim terezinë njeri-tjetrit e ti ngrijmë gjakun.)”- u shpreh Bruno duke treguar se me Alvisën janë thjesht miq.

Linku: https://www.instagram.com/stories/brunoshemsho1/2900516186342429395/

Burimi i fotos:  https://www.instagram.com/p/CYCH5o7NwJW/

https://www.instagram.com/p/Cbk8hdZsoRk8WAWtqpf1gho7RdDC7njEnwyHdM0/