ShowBiz

U shfaq në gjendje jo të mirë shëndetësore, moderatorja e njohur ngjall shqetësime

Wendy Williams ka ngjallur shqetësim pasi u shfaq në gjendje jo të mirë shendetësore gjatë kohësh që ajo po ecte rrugëve të New York City.

Prezantuesja e famshme televizive, 58-vjeçare, u pa me një palë pantallona të shkurtra xhins dhe një bluzë teksa doli për të kryer punët e saj personale në qytet.

Prezantuesja amerikane e talk-show-it ka folur edhe më parë për luftën e saj me një sërë çështjesh shëndetësore, duke përfshirë limfedemën dhe sëmundjen e Graves.

Gjatë shëtitjes këtë javë, Wendy u tha fotografëve se ajo ‘dukej 30 vjeç’ dhe ndihej më e re se kurrë, ndërsa trupi i saj ishte tepër i dobët.

Paraqitja e saj e fundit vjen si pasojë e krizës së saj shëndetësore të vazhdueshme.

Në një videoklip tjetër të siguruar nga The Sun, ajo dëgjohet duke iu referuar vështirësive të saj me paratë duke thënë: “Epo, karta ime e bankës është prishur, kështu që unë duhet të kujdesem për këtë”.

Vitin e kaluar, ish-prezantuesja e emisionit shkaktoi shqetësime të fotove të saj të ulura në një karrige me rrota me këmbë të fryra jashtë banesës së saj në New York City.

Pas dramës, vëllai i Wendy-t, Tommy, publikoi një video në kanalin e tij në YouTube duke shpjeguar situatën e saj.

Linku: https://www.mirror.co.uk/3am/celebrity-news/wendy-williams-sparks-major-concern-27704393

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ChBmKG8vsiD/?utm_source=ig_web_copy_link