Lifestyle

Horoskopi ditor, 12 gusht 2022

Dashi

Kjo e premte për të lindurit në shenjën e dashit do të jetë e favorizuar nga yjet. Java e ardhshme do të nisë me Hënë në shenjën tuaj. Venusi, Jupiteri së bashku me planetë të tjerë të favorshëm do të shpallin fituesin e një shenje të zodiakut që në këtë moment është në betejë të plotë për të rimarrë frenat e jetës apo edhe për të maturuar prioritetet të reja.

Demi

Ashtu si dje, edhe sot ju këshillojmë të tregoheni të kujdesshëm. Duhet të kishit vënë re se e djeshmja u jetua në një mënyrë disi të shpërqendruar, të pasigurt. Përkundrazi, je shumë i vendosur, i durueshëm por deri në një pikë, sepse po u mbush kupa zemërohesh tepër. Kujdes me tensionet në punë.

Binjakët

Keni një situatë astrologjike intriguese, jo vetëm e bukur, por edhe shumë premtuese për të ardhmen. Afërdita së fundmi është rikthyer e favorshme në shenjën tuaj. Në këtë moment ekziston dëshira për të bërë takime të veçanta.

Gaforrja

Të lindurit në shenjën e Gaforres duket se kanë nevojë për disa garanci më shumë, veçanërisht në nivelin sentimental. Në këtë periudhë ju ndiheni tepër konfuz. Mund të keni rilindje në punë, por duhet të hedhini  poshtë siguritë e vjetra për të kërkuar të reja! Kur ndihesh i dashuruar, gjithçka bëhet më e lehtë.

Luani

Sot do të jetë një ditë e lodhshme për ju. Megjithatë, parashikohet një situatë astrologjike jashtëzakonisht e rëndësishme për ju ndaj mbani sytë katër. Ndonjë vonesë e vogël mund t’ju sjellë probleme. Yjet e kësaj vere ju japin shumë vlera por për sot mund të ketë ndonjë keqkuptim të vogël.

Virgjëresha

Nëse keni një problem, një diskutim për të trajtuar ndoshta do të ishte më mirë të flisnit këtë të premte sesa të shtyni gjithçka për të shtunën dhe të dielën. Kini kujdes sepse nga kjo mbrëmje mund të lind tek ju pak mërzi apo lodhje. Gjatë muajve të fundit, disa prej jush kanë hequr dorë nga një situatë e vështirë pune.

Peshorja

Nuk përjashtojmë faktin se sot mund të merrni një lajm të mirë, pasi më në fund Venusi nuk është më kundër jush. Horoskopi parashikon një periudhë shumë interesante që ka të bëjë me marrëdhëniet me të tjerët. Por nëse po kryeni një projekt ose po organizoni një grup të ri, mosbesimi nga ana juaj mbetet i lartë.

Akrepi

Këto ditë keni qënë të çuditshëm sa nuk po arrini të kuptoni as veten. Ne ju rekomandojmë pak vëmendje në marrëdhëniet romantike ose familjare. Ka të ngjarë që ju të duhet të ndihmoni një person, ose të zgjidhni një problem në familje.

Shigjetari

Në këtë moment keni një projekt të madh për të realizuar dhe gjithashtu shpresojmë që të mos mbetet vetëm në mendjen tuaj. Ju jeni vërtet të fortë sepse keni një imagjinatë të jashtëzakonshme, një kreativitet që thyen record, ndaj mund të korrni suksese.

Bricjapi

Bricjapi duhet të përpiqet të gjejë një ekuilibër të mirë në dashuri. Edhe ata që janë me personin më të përshtatshëm për ta, kohët e fundit kanë kaluar disa kriza. Kini kujdes! Ju paralajmërojmë se së shpejti do të keni më shumë.

Ujori

Ne kemi thënë që kjo është një periudhë plot energji sepse jeni mjaft të zënë dhe plot ide. E gjithë kjo sjell edhe nevoja të reja në dashuri. Çiftet me jetëgjatësi mund të kenë probleme dhe keqkuptime. Kujdes nga tradhtitë dhe palët e treta të pakëndshme.

Peshqit

Të jetosh në një marrëdhënie konfliktuale nuk është e pazakontë, sepse në njëfarë mënyre ju tërhiqeni nga ndërlikimet e dashurisë. Ditën e sotme në dashuri nuk mungojnë provokimet, të cilat mund të jenë të dobishme. Vetëm kini kujdes mos kaloni kufijtë.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-giorno-le-previsioni-di-venerdi-12-agosto-2022/

Burimi i fotos: freepik.com