Aktualitet

Pak pas humbjes së të atit, Klodiana Shala prek zemrat me dedikimin rrënqethës

Sportistja e njohur, Klodiana Shala pak muaj më parë ka humbur babain e saj.

Së fundmi, ajo ka kujtuar të atin e ndjerë me një dedikim emocional për ditëlindje postuar në Instagram.

Klodiana, me disa fjalë të përzgjedhura emocioale, tregoi për marrëdhënien që ka pasur me të atin dhe se sa shumë i mungon.

“Babë, njeriu më i shtrenjtë i jetës sonë. Sot do festonim 70 vjetorin tënd , për të cilin kishim thurur plane në kokë, që të gëzonim e qeshnin së bashku… Ikja para kohe, na ka lënë kaq shumë dhimbje e zbrazëti që nuk ka vend në botë, ngjarje dhe njeri tjetër të na heqë nga mendja dhe shpirti..edhe Amerika e largët, nga ku po të shkruaj, po më afron dhe më forcon çdo orë vuajtjen e ikjes tënde pa kthim… Për ne, sot dhe çdo ditë, pa zërin dhe qeshjet e tua është vuajtje, por dhe kujtimi më i ëmbël për njeriun më të rëndësishëm të botës Zoti të gëzoftë sot e përgjithmonë me mrekullitë e Xhenetit të vet. AMIIIIN.”– shkroi sportistja.

Linku: https://www.instagram.com/p/ChNFRifLqsh/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CRWgifzg3Ja/