Shkrimtari i njohur shqiptar Kapllan Resuli është ndarë nga jeta.
Artisti ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Lajmi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit është bërë me dije në rrjetet sociale. Resuli ka ndërruar jetë në një spital në Gjenevë.
Kapllan ka qenë ndër shkrimtarët e parë në prozë mes shqiptarëve të Jugosllavisë.
Pasi u burgos në Jugosllavi, u kthye në Shqipëri ku po ashtu u internua dhe më tej u burgos për 20 vite të tjera.
Vepra që e bëri të njohur dhe të nderuar për lexuesin shqiptar shkrimtarin e talentuar Kapllan Resulin ishte romani Tradhtia. Kjo vepër e gjen zanafillën në kampin e përqëndrimit të të burgosurve në Idrizovo, rreth 10 km larg Shkupit, ku edhe lindi dhe u strukturua si vepër e si roman.
Linku: https://www.facebook.com/search/top?q=kapllan%20resuli
Burimi i fotos:unplassh.com