Aktualitet

Arti në zi! Ndërron jetë aktori i njohur i kinematografisë shqiptare

Sot është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Pandi Siku.

Pandi Siku ishte aktor i suksesshëm i teatrit dhe filmit, i cili la gjurmë në mendjet e çdo artdashësi shqiptar.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga vajza e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Në 16 Gusht të 2022, babi im, Pandi Siku, u bë një ëngjëll në parajsë! Të duam shumë”, shkruan e bija, Yonah Okis.

Pandi Siku lindi në 28 korrik 1949 në Tiranë. Pas mbarimit te Institutit të Lartë të Arteve, dega e dramës, më 1972, filloi pune në Teatrin Popullor, vazhdoi aty deri me 2001, kur emigroi ne SHBA.

Ka luajtur kryesisht role te dyta, si në shfaqjet Epoka para gjyqit (Shpend Dragobia, 1978), Furrnalta (Bardhi, 1979, me të cilin fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” në rolet e dyta), Romeo dhe Zhuljeta (Merkucio, 1987), Dy zotërinj nga Verona (Valentini, 1990), Quo Vadis (pjesëtar i Kori, 1997, me te cilin fitoi ëmimin e “Aktorit më të mirë” për role të dyta).

Linku: https://www.facebook.com/jona.siko.5

Burimi i fotos: unsplash.com