ShowBiz

‘Ngatërrojnë dasmat me emisionet’, stilistja e njohur kritikon ashpër moderatoret shqiptare

Stilistja e njohur shqiptare Stela Sallaku ka qenë e ftuar për një intervistë në Euronews Albania, ku nuk i kurseu tonet e ashpra për veshjet dhe stilimin e moderatoreve dhe prezantueseve të ekraneve shqiptare.

Ajo u ndal për të komentuar nga ngjyrat e forta deri tek prerjet ekstravagante të veshjeve, të cilat sipas stilistes nuk janë të përshtatshme për prezantueset e ekranit, por për evente dhe party.

“Zonjat e ekranit ndonjëherë ngatërrojnë pasarelat e modës dhe dasmat me emisionet. Në botë respektohet kodi i etikës dhe audiencës. Moderatoret i kam parë të jenë më të zhveshura se sa do zbuloheshin në një event sheikësh”,u shpreh stilistja.

Në vend të tyre stilistja rekomandon një këmishë të bardhë të hekurosur, pantallona të zeza, xhaketa blu, etj.

Ajo gjithashtu u shpreh se duhen evituar logot dhe moderatoret duhet  të fokusohen tek prerjet dhe stilet minimale që duken klasike dhe sharmante.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Vceq_q3zhf8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cck8RrQrShl/