Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit, Fero.
Avokati i Feros, e ka konfirmuar lirimin e klientit të tij.
“Është vendosur masa e paraburgimit, dhe sot lirohet. Pasi është mbajtur seanca fillestare, ka pranuar fajësinë, iu është ndërprerë masa e paraburgimit, ndërsa gjykimi për dënim do të mbahet pas disa ditësh.
Atij i vjen keq, ka arritur në një marrëveshjen me familjen, i vjen keq për rastin, janë pajtuar me palën e dëmtuar. Gjithçka është në rregull.
Kanë pasur marrëveshje me shkrim te noteri, që janë pajtuar dhe nuk ka probleme”- përfundoi avokati deklaratën e tij.
Feros i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi pamjet e agresionit të tij kundrejt një të riu në qytetin e Gjilanit u bënë virale në rrjet.
Linku: Prive.al
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cfj-v9Wqb8T/