ShowBiz

E nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës, modelja akuzon rëndë futbollistin shqiptar

Modelja shqiptare, Vesa Vllasaliu së fundmi ka bërë një status në profilin e saj në Twitter ku ka hedhur akuza të rënda drejt ish- të dashurit të saj futbollistit Mërgim Berisha.

Modelja ka shkruar se pas 3 viteve bashkë sulmuesi, Berisha, e ka nxjerrë nga shtëpia dy muaj përpara dasmës.

Ajo ka deklaruar se futbollisti vinte në shtëpi në orët e vona të natës i alkoolizuar.

“3 vite lidhje, rreth 2 vite fejesë, jetuam 1.5 vjet bashkë dhe më nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës sepse faktet ishin shumë të rënda për të.

3 javë pasi mbaroi lidhja jonë, njerëzit e panë atë me dikë të ri dhe tani ai është hapur në rrjetet sociale.

Nuk mund të lihet vetëm një grua në shtëpi deri në 4 të mëngjesit. Paç fat me alkoolin.”, shkroi Vllasaliu.

 

Linku: https://twitter.com/VesaVllasaliu/status/1559634251708076032?cxt=HHwWgMC8idbF96QrAAAA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CZucygguefF/?utm_source=ig_web_copy_link