ShowBiz

Çfarë ndodhi! Veprimi i fundit i Fifit ngre dyshime për krisje të marrëdhënies me Adisin

Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi është ndër më të komentuara në mediat rozë.

Prej kohësh ajo po shijon romancën me Adis Patushin.

Lidhja e tyre është komentuar pafund në rrjet, por Fifi nuk ka ndalur ta shfaq hapur dashurinë e saj ndaj bisnesmenit.

Ndjekësit janë mësuar me dedikimet e saj dhe natyrën e saj të drejtpërdrejtë, ndaj postimi i fundit i Fifit ka ngritur dyshime për një krisje të marrëdhënies së saj Adisin.

Këngëtarja  ka shpërndarë në Instastory, një shkrim ku shkruhet mbi dashurinë dhe personit që të qëndron afër pavarësisht të gjithave, por që në fund del përfundmi se njerëz të tillë egzistojnë rrallë në ditët e sotme.

Fifi ka shpërndarë shkrimin duke shkruar krahas videos:

“Shumë rrallë e nashta edhe hiq”

Nuk dihet nëse ky postim ka të bëjë me çiftin, apo është thjesht një postim i rastësishëm.

Linku: https://www.instagram.com/stories/fifi.official.fr/2906802637645226192/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CewRaQsto75/?utm_source=ig_web_copy_link