ShowBiz

‘Fansi nuk është në koma as prej meje as prej Noizyt’, Stresi sqaron situatën

Stresi ka folur për sherret e së shkuarës mes grupeve të fansave dhe reperëve të tjerë.

Këto konfliket kanë patur pasoja edhe tek fansat të cilë janë konfliktuar fizikisht në raste të ndryshme.

Denis Dollapi, një prej fansave që u plagos me 11 thika në trup më 28 Prill të vitit 2010, pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.

Edhe pse është haluduar shumë rreth temës, Stresi më në fund ka reaguar nëpërmjet një interviste eksluzive për ‘Icon Style’.

Stresi u shpreh pë fansin me fjalë tepër të ndjer duke thënë:

“Denisi ka qenë shumë djalë i mirë. Ka një familje të përkryer, mirëpo ka qenë edhe adoleshent, shumë i ri.

Ai nuk është plagosur as për mua, as për Noizy-n. Ai është plagosur për kushëririn e tij, një djalë që këndonte atëherë për Unikkatil-in, i quajtur DMC.

Denisi është sot në koma prej kushëririt të vet, anëtar i një grupi “TBA”, quhet DMC. Ai është shkaktari që ka nisur revolta atëherë.

Ai sot jeton në Zvicër shumë i lumtur, ndërsa kushëriri i vet dergjet në koma prej 13 vitesh. Kjo është e vërteta e gjithë të vërtetave.”

Reperi gjithashtu u shpreh se ka vizituar Denisin që në fillimet e ngjarjes dhe i ka ofruar mbështetjen e tij familjes në çdo rast.

Përsa i përket të ardhmes dhe shembullin që Stresi dëshiron t’i japi të rinjëve, ai u shpreh se:

Përqafimi që bëmë ne në “Alpha Show” ishte shembulli më i mirë për të rinjtë shqiptarë dhe për reperat sidomos, e për ata që janë me probleme.”

Linku: Icon Style

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CahuVPcoiFi/