ShowBiz

Nga punëtor fabrike në milioner, Khaby Lame merr dhuratën e çmuar nga shteti italian

Khaby Lame, videot ironike pa fjalë të të cilit janë jashtëzakonisht të njohura në platformën e mediave sociale TikTok, është bërë TikToker më i ndjekur në botë.

Me më shumë se 143 milionë ndjekës, Lame ka kaluar personalitetin amerikan të mediave sociale Charli D’Amelio (142 milionë) këtë javë.

I lindur në Senegal, Lame u zhvendos në Italinë veriore si foshnjë dhe u rrit në qytetin industrial të Chivasso pranë Torinos.

Pasi humbi punën e tij në një fabrikë në fillimin e pandemisë Covid, Lame iu drejtua TikTok dhe dhuratës së tij natyrore për t’i bërë njerëzit të qeshin.

Ai mbështetet në shprehjet komike të fytyrës dhe përdorimin e rëndë të ironisë në videot e tij, shumica e të cilave janë dhënë pa folur, që do të thotë se humori kuptohet në mënyrë universale.

Pavarësisht se ka jetuar pothuajse të gjithë jetën në Itali, Lame e ka marrë nënshetësinë italine vetëm para disa ditësh.

Pavarësisht suksesit të tij në TikTok, Lame thotë se ëndrra e tij është të bëhet aktor, duke i thënë gazetës italiane La Repubblica: “Unë jam duke studiuar anglisht dhe aktrim çdo ditë”.

Linku: https://www.wantedinrome.com/news/khaby-lame-italy-is-home-to-king-of-tiktok.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CE4t_IkA-l6/