Këngëtarja e dashur për publikun, Ronela Hajati, njihet për karakterin energjik dhe humorin e saj, të cilin e pasqyron gati në çdo postim në rrjetet e saj sociale por jo vetëm.
Këngëtarja së fundmi ka postuar disa foto qesharake në Instastory shoqëruar me disa shkrime ku shpreh hapur disa nga arsyet pse vazhdon të jetë single.
Ronela shprehet se nuk i duron njerëzit ose zgjedh njerëzit e gabuar.
Ajo pohon se mund të jetë një amvisë e shkëlqyer, por nuk dëshiron që këtë ta bëjë për njeri.
Megjithatë përsëri këngëtarja vazhdon ta pyes veten:
“Si ka mundësi që një gur i çmuar si puna ime është akoma single”, shkruan këngëtarja.
Linku: https://www.instagram.com/stories/ronelahajatiofficial/2907926284290117523/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ChFc9mNo5LX/?utm_source=ig_web_copy_link