Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare aktori i njohur turk Civan Canova, i cili prej kohësh po trajtohej në spital për një sëmundje të rëndë në mushkri.
Canova ishte shumë i njohur për publikun shqiptar pasi ka luajtur në disa seriale shumë të ndjekura si “Karadayi”, “Fatmagyl”, “Fate të kryqëzuara” etj.
Vdekjen e aktorit mjeshtër e ka bërë të ditur kolegia e tij Esra Dermancıoğlu në llogarinë e saj në rrjetet sociale.
“Shoku im, humbëm njeriun më të ngrohtë që më preku më shumë në këtë jetë. U prehfsh në paqe, miku im, ndoshta do të takohemi përsëri diku, ndonjëherë. Është një lajm shumë i trishtuar, por duhet t’i njoftoja të dashurit dhe ndjekësit”.
Civan Canova, para disa kohësh ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku ka deklaruar se në mushkëri i është konstatuar një masë e papërcaktuar mirë.
Mirëpo aktori nuk mundi t’i shpëtonte dot vdekjes së hershme.
Linku: https://www.bbc.com/turkce/articles/cz4ezl3g9e2o
Burimi i fotos: pexels.com