ShowBiz

Nuk ia përton! Pas deklaratave të Andit për të, Melisa ‘e përshëndet’ me disa kunja

Kohët e fundit ish-konkurrenti i Përputhen Andi Shehi realizoi një bashkbisedim me ndjekësit e tij ku ndër të tjera nënkuptoi gjendjen e tij pas ndarjes me Melisën.

Çifti prej disa mujash i kanë dhënë fund romancës së tyre, por herë pas here i rikthehen kunjave ndaj njëri-tjetrit.

Ndërsa në postimet e tij Andi u shpreh se ‘kur mendon se ke humbur diçka në fakt ke fituar’ duke lënë të nënkuptohet se bëhej fjalë për marrëdhënien e tij me Melisën, kjo e fundit nuk vonon për të reaguar.

Ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet jo drejtpërdrejtë por duke përdorur disa vargje muzikore që i përshataten situatës së tyre.

“Budallai mendon se kam nevojë për të. Asgjë tek ty nuk më tërheq më. Të bëj bllok, të shmang tani. Por më pëlqen si dukesh kur më lutesh. Ti uron që unë të të mungoj, por ik tutje, largohu”-janë disa nga fjalët e cituara.

 

Linku: https://www.instagram.com/stories/melisalleshi111/2909076006718379867/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cg6Q6OLD6p_/?utm_source=ig_web_copy_link