Moderatorja e dashur për publikun Dojna Mema është bërë nënë për herë të parë.
Në videon ku moderatorja na tregon ardhjen në jetë të birit të saj, na prezanton me emrin e veçantë të tij, Nolan.
Mirëpo ditën e sotme Dojna na zbulon se i biri mban jo një, por plot dy emra “ Nolan Sol Sata”.
Emrat sigurisht janë të përzgjedhur me kujdes dhe kanë domethënie të veçanta.
Nolan do të thotë kampion, por që dikur përcaktohej dikush me gjak fisnik. Kurse emri i dytë Sol, një emër që mund të përdoret për të dyja gjinitë dhe ka dy kuptime që rrjedhin nga gjuha hebraike.
Sol do të thotë lutje ose paqje që në këtë rast merr edhe kuptimin se fëmijët janë një bekim në jetë dhe se e bëjnë botën një vend më të mirë.
Është një drejtshkrim alternativ i Saulit, i cili ishte mbreti i parë i Izraelit në Biblën hebraike dhe në Dhiatën e Vjetër të Krishterë.
Linku: https://www.instagram.com/stories/dojnamema/2910392237529724645/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cgog5wQtBqD/?utm_source=ig_web_copy_link