ShowBiz

Nga propozimi për Sarën deri tek mungesa e fotove me të, shuan kureshtjen Dj Pm

Pajtim Krasniqi ose siç e njohim ndryshe Dj Pm, dhe Sarah Berisha janë një nga çiftet më të dashur për publikun.

Si rrallë herë dj i njohur ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit ku shumë pyetje lidheshin me partneren e tij.

I pyetur nëse kishte një propozim së shpejti për Sarah, Pajtimi pohoi se do të ketë së shpejti duke e plotësuar përgjigjen e tij me humor duke u shmangur detajeve.

“Po do të ketë. Madje mbrëmë i kam propozur duke i thënë ‘A ja ndërrojmë vendin televizorit’.

Nuk e di me kohën çdo gjë do të bëhet”, është shprehur ai duke qeshur.

Dj Pm gjithashtu ka shuar kuriozitetin e ndjekësve se pse nuk poston foto me Sarën.

“Nuk ka nevojë për me postu foto, për të treguar se sa e dua. Ajo e di sa e dua edhe pa foto hiç”, është shprehur Pajtimi.

Linku: https://www.instagram.com/stories/djpm_/2910509844021592492/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfND7h-N8gB/?utm_source=ig_web_copy_link