ShowBiz

Sot është dita e saj! Shpat Kasapi nuk i kursen fjalët e ëmbla për Selvijen

Shpat Kasapi dhe Selvije Jaho janë ndër çiftet më të dashura të showbizit.

Sot ka festë në familjen e tyre, Selvija feston ditëlindjen.

Në një postim në Instagram ajo ndau një foto të ëmbël familjare, me duartë e bashkuara të saj, Shpatit dhe Roelit.

“Ditëlindja ime e 28-të më gjeti më të lumtur dhe të përmbushur se kurrë.

Faleminderit Allah i madhëruar e të lutem më lër kështu siç jam, e lumtur.”- u shpreh ajo bashkangjitur fotos.

Nuk ka munguar as edhe urimi sepcial  i Shpatit i cili ndau një foto të tyre ku shkroi:

“Urime ditëlindjen njeriu më i mirë i kësaj bote, gruaja që i dha kuptim jetës sime. Unë dhe Roeli të duam shumë dhe jemi me fat që të kemi.”

Linku: https://www.instagram.com/stories/selvije.jao/2910771596506251385/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfT_YvcOxiK/