Lifestyle

10 mënyra të vogla për të qenë krijues ndërsa po kaloni një situatë mërzie

Në ditët e sotme koha duket kaq e pamjaftueshme për t’i kushtuar vëmendje gjithçka rreth jush.

Por ndonjëherë vjen një moment kur thjesht dëshironi t’i largoheni telefonit pa të cilin nuk bëni dot madje edhe të zhdukeni nga rrjeteve sociale.

Kjo periudhë mërzie do të kalojë në situatë tepër depresive nëse ju nuk kujdeseni mjaftueshëm për shëndetin tuaj emocional.

Më poshtë do t’ju tregojmë disa mënyra krijimi që do t’ju ndimojnë të frymëzoheni edhe të kaloni sa më lehtë mërzinë.

Largohuni nga rrjetet sociale

Zakonisht të përfshirit në rrjetet sociale nuk është e nevojshme. Bëni një udhëtim në bibliotekën tuaj dhe humbisni duke kërkuar në diçka që ju duket interesante.

Organizoni një udhëtim me lojëra argëtuese.

Ndryshimi i ambientit dhe i rutinës së zakonshme mund t’ju ndihmojnë që ta kaloni sa më lehtë periudhën e vështirë që po kaloni.

Bëni një tabelë vizioni

Mund të jetë një kombinim i çdo gjëje që ju frymëzon për të hedhur hapin tjetër në fushën e jetës tuaj ku keni më shumë nevojë për të.

Plotësoni një puzzle.

Ka diçka jashtëzakonisht të kënaqshme në plotësimin e një puzzle. Sa më i madh të jetë enigma, aq më shumë përfshiheni duke e arruar realitetin. Sfidoni veten të kaloni pak kohë në mister dhe vëreni trurin tuaj të punojë në mënyrën argëtuese.

Bëni ushtrime fizike dhe shëtitje në natyrë.

Ushtrimet fizike ju japin një emocion rilindjeje sidomos teksa jeni drejt përfundmit.

Nuk asgjë më shlodhëse se sa një banjë e ngrohtë pas tyre.

Riarredoni shtëpinë tuaj

Frymëzohuni për të risistemuar ambientin e shtëpisë suaj.

Krijimi i një mjedisi të ri shoqëroet gjithmon me një atmosferë dhe ndjesi të re.

Bëni një listë me muzikën tuaj të preferuar.

Muzika cilësohet si paqe për shpirtin. Shmangni ato depresive të cilat nxisin akoma më shumë gjendjen tuaj emocionale. Edhe pse shpeshherë dëshironi që të dëgjoni të tilla, këngët ritmike dhe plot gjallëri do t’ju ndryshojnë ditën.

Gatuaj diçka

Nëse mendoni se nuk ju pëlqen gatimi, mendoni nëse e keni provuar ndonjëherë kur nuk keni qenë nën presion. Të luash në kuzhinë kur je vetëm ti është krejtësisht ndryshe nga të gatuarit me detyrim. Provojeni.

Meditoni

Koha e qetë është një kohë e shkëlqyer për meditim. Ju mund të bëni gjërat tuaja, të ndiqni një meditim të udhëhequr në një video ose aplikacion. Një gjë aq e vetmuar mund t’ju hapë mendjen për të gjitha llojet krijuese.

Shkruani dikujt një letër

Shkrimi i letrave është një art që realisht po vdes, por nuk duhet të jetë kështu. Është dikush atje që do të donte të merrte një letër nga ju, qoftë dikush që njihni ose dikush në një rrethanë të veçantë. Kaloni pak kohë duke i shkruar dikujt një letër dhe mund ta gjeni veten me një shok stilolaps.

Linku: https://littlethings.com/home/creative-ideas-bored

Burimi i fotos: pexels.com