Business / Technology

Kokë më kokë me Tik Tok, Instagram i kundërpërgjigjet me risinë e fundit

Meta, prodhuesi më i madh i teknologjisë, është duke punuar në një projekt të ri për Instagramin.

Sipas zbuluesit dhe inxhinierit të mirënjohur Alessandro Paluzzi, Instagram po teston versionin e vet të ‘BeReal’, një nga risitë më të zhurmshme të mediave sociale të momentit.

Paluzzi publikoi pamjet e ekranit të veçorisë së testimit, të quajtur “IG Candid Challenges”, të hënën.

Burime pranë kompanisë kanë shpjeguar se Candid Challenges do të jetojë në seksionin e ‘stories’ të aplikacionit dhe do të opsional.

Nëse përdoruesit zgjedhin të marrin pjesë, ata do të marrin një njoftim në një kohë të ndryshme çdo ditë duke i shtyrë ata të bëjnë një foto brenda dy minutash.

Kompania është akuzuar në mënyrë të vazhdueshme se po kopjon platformën Tik Tok, dhe ky ndryshim pritet të sjell më shumë interaktiveitet mes përdoruesve.

Opsioni, i paraqitur si një alternativë më e menjëhershme dhe autentike, i nxit përdoruesit të ndajnë foto më spontane.

Linku:  https://gizmodo.com/instagram-bereal-copy-ig-candid-challenges-1849444854

Postimi Twitter: https://twitter.com/alex193a/status/

Burimi i fotos: freepik.com