Vin Veli dhe Bora Zemani janë ndër ish partnerët më të përfolur të showbizit.
Çifti janë ndarë pre kohësh dhe ndajnë kujdestarinë e djalit të tyre, Arborit.
Së fundmi, Vini ka folur në mënyrë më të detajuar se si i ka raportet me Borën.
I ftuar në podcastin ‘Live from Tirana’, në Top Albania Radio, ai ka ndarë detaje nga jeta profesionale dhe private.
Pyetur nga moderatoret se a duhet të jemi miq me ishat, ai u shpreh se:
“Për sa kohë ke një fëmijë të lidh më shumë puna me ishin, por edhe nëse nuk ka fëmijë në mes nuk e kuptoj pse duhet të urrehes me dike qe e ke dashur.
Nëse ka patur tradhëti, kjo e ndryshon tërësisht situatën.
Arsyeja e ndarjes ndikon shumë gjithashtu.”
Përsa i përket ndarjes nga Bora, dhe se si qëndrojnë raportet e tanishme ai u shpreh:
“Jam një njeri shumë njeri mendjehapur dhe nuk jam tip që kam hatërmbetje për hir të ishit.”
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=oF3vSmY1P3M
Brimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CeEVZc7sjiz/