Lifestyle

Sipas shkencës, këto janë zakonet e lidhura me një jetë më të gjatë dhe të lumtur

 Ekzaminime të rregullta

Të rinjtë priren të kenë më pak sëmundje kronike sesa të moshuarit dhe çelsi është ekzaminimet e rregullta tek mjeku

Aktiviteti fizik i vazhdueshëm

Aktiviteti fizik i mjaftueshëm mund të ulë rrezikun e zhvillimit të kushteve kronike si diabeti, obeziteti, hipertensioni, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Një BMI e shëndetshme

Indeksi i masës trupore është një matje e yndyrës trupore që vlerëson kategorinë e peshës së një personi dhe mbajtja e saj në kontroll ndikon në një stil të shëndetshëm jetese.

Ushqimi i duhur

Ngrënia e më shumë ushqimeve me bazë bimore ofron një burim të madh antioksidantësh, por edhe sa shumë hani dhe intervalet kohore ndikojë gjitashtu.

Kushtojini vëmendje mirëqenies mendore

Shëndeti mendor është shpesh një pjesë e neglizhuar e shëndetit tonë të përgjithshëm, por në fakt kontribuon në një sasi të madhe për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme.

 Shumë gjumë

Njerëzit që flenë më pak se shtatë orë në natë priren të kenë nivele më të larta të hormoneve të stresit, sheqerit në gjak dhe presionit të gjakut, e cila ndikon edhe në shëndet.

Mos pirja e duhanit dhe alkoolit

Pirja e duhanit dhe e alkoolit janë faktorë rreziku kryesor që rrisin gjasat e kancerit të shumëfishtë jo vetëm kancerit të mushkërive, por edhe gjërave si kanceri i gjirit, sëmundjeve të zemrës etj.

 Ndërtoni marrëdhënie të forta

Marrëdhëniet e ngushta dhe pozitive shtojnë lumturinë dhe rehatinë në jetët tona dhe reduktojnë stresin, sipas ekspertëve.

Linku: https://edition.cnn.com/2022/08/23/health/longevity-live-longer-tips-wellness/index.html

Burimi i fotos: freepik.com