ShowBiz

10 herë baba, aktori i njohur ndan pamjet nga portreti familjar

Familja e Nick Cannon po vazhdon të rritet!

Prezantuesi i televizionit amerikan ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së tij të dhjetë – të tretën me ish të dashurën e tij, Brittany Bell.

Ky lajm vjen pasi Nick është gati të bëhet baba për herë të nëntë, me Abby De La Rosa që do të sjellë në jetë fëmijën e tyre të tretë në tetor.

41-vjeçari e ndau lajmin në një postim në Instagram, teksa postoi një video të tij dhe Brittany duke marrë pjesë në një fotosesion të lindjes.

“Koha ndaloi dhe kjo ndodhi…”, shkroi Nick në mbishkrimin e tij në Instagram.

Ish-ylli i Nickelodeon mirëpriti fëmijën e tij të tetë në botë vetëm muajin e kaluar, i pari i tij me modelen Bre Tiesi.

Nick ka rritur familjen e tij që nga viti 2008, kur ish-bashkëshortja e tij, Mariah Carey, lindi binjakët Monroe dhe Moroccan.

Ndërkohë në rrjet kanë plasur komentet ku edhe pse janë shprehur konfuz, përdoruesit nuk i kanë ndalur memet dhe ironitë rreth jetës ‘intesive’ sentimentale të aktorit.

Linku:  https://www.shemazing.net/nick-cannon-set-to-become-a-father-for-the-10th-time/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdJccLYBNWY/