Business / Technology

Aktorja braktis serialin ‘Euphoria’, zbulohen detajet e largimit të papritur

Është zyrtare – Barbie Ferreira po largohet nga Euphoria.

Aktorja dhe modelja 25-vjeçare konfirmoi në rrjetet sociale se nuk do të rikthehej në serialin HBO, ku luajti si Kat Hernandez.

Në deklaratën e saj, të shpërndarë në Instagram, Barbie shkroi se “pas katër vitesh që kam mishëruar personazhin më të veçantë dhe enigmatik Kat, më duhet të them lamtumirë me sy  të përlotur.

Ajo vazhdoi, “Shpresoj që shumë prej jush ta shihnin veten në të si unë dhe që ajo ju ka sjellë gëzim për të parë udhëtimin e saj në personazhin që është sot.”

Sipas burimeve pranë aktores por edhe serialit, Barbie ka pasur konflikte të vazhdueshme me stafin dhe drejtorin kreativ, Sam Levison pasi kishte refuzuar të shfaqej në skena nudo për sezonin e ardhshëm të serialit.

Linku: https://www.instagram.com/stories/barbieferreira/2912183735669484635/

Burimi i fotos: https: https://www.instagram.com/p/BwHz_zflAgl/