ShowBiz

Në hapat e së ëmës, vajza e Madonnës nuk e kursen aspak sensualitetin në këngën e saj të parë

Vajza e Madonna-s, Lourdes Leon, është duke ndjekur hapat e nënës së saj Mbretëresha e Pop-it, duke nisur karrierën e saj muzikore me këngën e saj debutuese solo.

Modelja 25-vjeçare, publikoi të mërkurën  këngën  e saj të parë “Lock and Key” nën emrin Lolahol.

Kënga përmban një referencë të dukshme për Lady Gaga-n pasi identifikohen në  vargjet: “Pa gjumë, autobus, klub, “asnjë klub, “as klub, aeroplan, vendi tjetër, pa gjumë, pa frikë”.

Nuk është një zgjedhje e rastësishme pasi Madonna dhe Lady Gaga, kanë pasur konflike në të kaluarën e tyre.

Drejtuar nga Eartheater. Videoja tregon Lourdes që fillimisht endet rrugëve të Nju Jorkut, përpara se të përfundonte në një plazh.

Aty ajo shfaqet me një pamje mjaft provokuese, e cila i lë pak imagjinatës të “luajë” me ujin, ndërsa “teston” hapjet e saj.

Tashmë komentet e para pozitive janë shfaqur nën video në YouTube, ku fansat e saj dhe të ëmës e cilësojnë këngën e saj si një “diamant” dhe veten “princeshë pop”.

Linku: https://uk.style.yahoo.com/madonnas-daughter-lourdes-leon-drops-090000224.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CULbnoptqXa/?utm_source=ig_web_copy_link