ShowBiz

Taylor Swift përfundon sërish në gjykatë, paditet për shumën marramendëse

Taylor Swift është paditur nga poetja dhe autorja Teresa La Dart, e cila pretendon se Swift vodhi dizajnin e librit Lover të vitit 2010 të La Dart për librin që shoqëron albumin me të njëjtin emër të Swift-it të vitit 2019.

Në një padi të re për të drejtën e autorit të paraqitur në një gjykatë federale të Tenesit, La Dart thotë se “një numër elementesh krijuese” nga libri i saj Lover u kopjuan nga Swift për librin e saj po me të njejtin titull.

Avokati i La Dart pretendon se Swift i detyrohet asaj “më shumë se një milion dollarë” në dëmshpërblim si rezultat i shkeljes së të drejtës s ë autorit.

Pjesët e librit të La Dart që ajo pretendon se Swift ka kopjuar përfshijnë të njëjtin titull, kopertina që përdorin “trëndafila dhe blu pastel” dhe imazhe të autorit “të fotografuara në një pozë poshtë”.

Swift dhe avokatët e saj ende nuk i janë përgjigjur akuzave ngiur nga aktorja.

Linku: https://pitchfork.com/news/taylor-swift-sued-over-lover-book-design/

Burimi  i fotos: https://www.instagram.com/p/CATAEwLjKqx/