Lifestyle

Disa metoda që iu bëjnë të ndiheni më pak të vetmuar

Pranoni ndjenjat tuaja të vetmisë.

Hapi i parë për të kapërcyer vetminë është të kuptosh se si ndihesh dhe ndikimin që ajo ka në jetën tënde.

Dini kur të angazhoheni ose të shkëputeni nga bota në internet

Bota online mund të jetë një thikë me dy tehe, veçanërisht kur bëhet fjalë për vetminë dhe izolimin social. Bota në internet ofron mënyra jo kërcënuese dhe të përshtatshme për t’u lidhur me të tjerët që mund të ndihmojnë nëse po përpiqeni të kapërceni vetminëpor iu bën të largoheni nga njerëzit që keni rreth jush.

Gjeni një mundësi vullnetare si një mënyrë për t’u ndjerë më pak të vetmuar.

Mundësitë vullnetare janë të shumta. Mund të eksploroni në natyrë me udhëtime. Kjo është terapia më e mirë për të mos u ndjerë vetëm.

Bashkohuni me një grup për të kapërcyer vetminë.

Në varësi të vendit ku jetoni, mund të keni akses në lloje të ndryshme grupesh dhe aktivitetesh klubesh të bazuara shpesh në interesa dhe hobi të përbashkët.

Praktikoni kujdesin për veten.

Përveç punës për t’u lidhur me të tjerët, mos anashkaloni fuqinë e mundshme të stërvitjes, ushqimit të shëndetshëm, gjumit të duhur, rrezet e diellit.  Të kjdesini për veten iu fal më shumë kënaqësi. Praktikisht ju i jepni rëndësi vetes para gjithçkaje dhe kjo iu bën më pak të vetmuar.

Linku: https://www.cigna.com/knowledge-center/how-to-deal-with-loneliness

Burimi i fotos:pexele.com