Nasho Jorgaqi, studiuesi dhe shkrimtari shqiptar është ndarë nga jeta pasditen e djeshme në moshën 91-vjeçare.
Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier dhe i shërbeu artit dhe kulturës shqiptare me krijmtarinë e tij si shkrimtar, përkthyes, skenarist, hulumtues dhe studiues mes të tjerash.
Autori u vlersua me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës” për dedkimin dhe kontributin e tij të çmuar në fushën e artit.
Nën petkun e tij artistik, autori mban vepra të shquara letrare, skenarë filmash, përkthime dhe botime të shumta shkencore.
Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: “Dashuria e Mimozës”, “Ëndrra dhe plagë”, “Tomka”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Udhëtim me Fan Nolin”, “Larg dhe afër” apo edhe “Mërgata e qyqeve”.
Përsa i përket atributeve në kinematografi, Joegaqi ka qenë skenaristi i filmave shumë të njohur shqiptar si: “Mimoza Llastica”, “Tomka dhe Shokët e tij”, “Dueli i Heshtur”, etj.
Homazhet në nder të shkrimtarit do të mbahen të premten pranë Akademisë së Shkencave nga ora 12.00 në orën 14.00, ndërsa më pas do të përcillet për në banesën e fundit në Sharrë.
Linku: https://www.instagram.com/stories/ajolaxoxa/2912870001012095060/
Burimi i fotos: //www.instagram.com/stories/ajolaxoxa/2912870001012095060/