ShowBiz

“I lëshoi pëllumbat”, Balenciaga befason me shumën e vathëve si lidhëse këpucësh

Pas çantës si “Qese Plehrash”, marka e modës luksoze po na habit sërish me çudinë e radhës.

Balenciaga së fundmi ka nxjerrë në treg një palë vathë prej 250 dollarësh që janë ‘fjalë për fjalë’ vetëm lidhëse këpucësh.

Shumica nuk mund t’i quajnë vathë por thjeshtë lidhëse këpucësh.

Vathët janë të ndërtuara me lidhëse këpucësh ku në pjesën e pasme ngjiten me një pjesë të vogël metalike që të funksionojë si vathë.

Sipas Matches Fashion, “vathët e zi me hark të Balenciaga-s janë bërë nga lidhëse këpucësh, duke theksuar aftësinë e Demnës për të përfshirë objekte të përditshme në koleksionet e bizhuterive të shtëpisë”.

Ndërsa kjo mund të jetë e vërtetë, është e vështirë të kuptohet pse diçka që kërkon pak përpjekje ose kosto prodhimi, ka një çmim kaq të lartë.

Kjo shpikje e radhës nga marka e njohur luksoze ka shkaktuar një tërmet komentesh në rrjete sociale ku sigurishtë dominojnë ato negative.

“Balenciaga thjeshtë është një eksperiment social, por me kosto marramendëse”, shkroi një përdorues.

“A nuk është ky etika apo deklarata e misionit të tyre??? Çfarë po blejnë njerëzit??” komentoi një tjetër.

“Balenciaga po lajthit në këtë pikë”, u përgjigj një përdorues i Instagramit.

Linku: https://uk.style.yahoo.com/balenciaga-drops-250-earrings-literally-180226272.html?guccounter=1&guce_referrer=aHR0cHM6Ly91ay5zZWFyY2gueWFob28uY29tL3NlYXJjaD9mcj1tY2FmZWUmdHlwZT1FM

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ChWgje8rbbz/?igshid=NmNmNjAwNzg%3D