Fansat e influencueses së njohur, Gabbie Hanna thirrën policinë për një kontroll të shëndetit të saj mendor pasi ajo postoi mbi njëqind video ndërsa ajo qante, bërtiste dhe qeshte duke pretenduar se “Zoti i dha asaj përgjigjet” për të ndihmuar botën.
Gabbie, e cila e referoi veten në internet si “Mbretëresha e Traumës”, shkaktoi shqetësim për 7.4 milionë ndjekësit e saj, pasi ajo filloi të postonte video jashtë përmbajtjes së saj të përditshme.
Hanna ka qenë e hapur me ndjekësit në lidhje me betejat e saj me shëndetin mendor dhe depresionin.
Fansat u shqetësuan menjëherë pasi videot e sapo ngarkuara vërshuan në TikTok teksa influencuesja dëgjohej të thoshte: “Dikush sapo hyri në shtëpinë time, ju lutem, ju lutem vetëm lutuni për mua – për çdo rast.”
Disa nga videot sporadike të Hanës kishin të bënin me alienët, Zotin dhe se si ajo u ‘teleportua në parajsë, dhe u kthye për të shpëtuar’ shpirtrat.’
Linku: https://www.dailymail.co.uk/news/article-11146137/TikTok-star-Gabbie-Hannas-fans-call-cops-welfare-check-posted-bizarre-videos.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CSiRwr2lpoS/