Lifestyle

Rikthehen temperaturat e larta, moti për ditën e sotme

Territori shqiptar gjatë paradites së sotme do të vijojë nën dominimin e motit të paqëndrueshëm, ku do të dominohet nga  kthjellime dhe rritje të lehta temperaturash në bregdet dhe zonat e ulëta, por me vranësira të dendura në zonat malore.

Gjatë ditës do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe të shpejta shiu në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara do të jenë  në zonat juglindore të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: pexels.com