Ylli i “Home Alone”, Devin Ratray është duke u hetuar nga autoritetet e Nju Jorkut mbi akuzat se ai përdhunoi një grua në Nju Jork në vitin 2017.
Ratray, tashmë po përballet me akuza për dhunë në familje pasi e dashura e tij e atëhershme pretendoi se ai e mbyti dhe e goditi me grusht në Oklahoma dhjetorin e kaluar.
Pasi dëgjoi për rastin e sulmit, Lisa Smith kontaktoi prokurorët në lidhje me një raport policor që ajo kishte paraqitur në vitin 2017 duke e akuzuar atë aktor për përdhunimin e saj.
Lisa Smith tha për median se ajo u sulmua seksualisht nga aktori më 21 shtator 2017 pasi ishte takuar me Ratray-in dhe një grup miqësh për një pije në një qytet të New Yorkut.
Sipas rrëfimit të saj, Ratray përgatiti një tjetër pije për grupin, por pasi piu atë që ai kishte përgatitur për të, ajo filloi të ndihej e lodhur dhe ra në gjumë në divanin e tij.
“Më kujtohet se u zgjova dhe nuk mund të lëvizja. Nuk mund t’i hapja sytë, por mund të dëgjoja se çfarë po ndodhte dhe mund të ndjeja se çfarë po ndodhte. E dija që dy personat e tjerë ishin larguar dhe unë isha ende në divan”, tha Smith, e cila beson se mund të jetë droguar nga aktori.
Linku: https://www.dailymail.co.uk/news/article-11145305/Home-actor-Devin-Ratray-investigation-allegedly-drugging-raping-woman.html
burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B03qLQxpkiI/