Reperi Keviol Ahmeti, njohur edhe si Cllevio, nuk i ndahet telasheve.
Pas daljes nga burgu, ai ka krijuar zhurmë dhe konfilkte në rrjet, ku shesh e kemi pare edhe me anë të videove kërcënuese në rrjet.
Së fundmi ai publikoi një video në rrjetet sociale ku dhunonte qenin e tij, e cial ka marrë goxha vëmendje në rrjet dhe ka përfunduar në duart e policies.
Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Lushnjë, pas publikimit të pamjeve filmike, referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit 36 vjeçarit, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.
“36-vjeçari është aktualisht me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprat penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’, ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’”, deklaron policia.
Linku: https://www.instagram.com/stories/kleviol44gango/2914791406037616850/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/kleviol44gango/