Lifestyle

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, ja si pritet të jetë moti sot

Dita e sotme pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të alternuara gjatë orëve të paradites.

Sipas MeteoAlb në mesditë e pasdite përgjatë relieveve malore të vendit do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 22 / 30 °C, në vendet e ulëta 20 / 33 °C dhe në vendet malore 14 / 28 °C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 8m/sek dhe do të sjllë  valëzim në dete të forcës 2 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: pexels.com