Ylli turk i popit Gulsen është arrestuar me akuzën për “nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë” pas një shakaje që ajo bëri për shkollat fetare të Turqisë.
Këngëtarja dhe kompozitorja 46-vjeçare, u mor nga shtëpia e saj në Stamboll për t’u marrë në pyetje dhe u arrestua zyrtarisht ku më pas u dërgua në paraburgim në pritje të gjykimit.
Arrestimi shkaktoi zemërim në rrjetet sociale.
Kritikët e qeverisë thanë se masa ishte një përpjekje e presidentit turk Erdogan për të konsoliduar mbështetjen nga fetarët dhe konservatorët 10 muaj përpara zgjedhjeve.
Akuzat bazoheshin në një shaka që Gulsen bëri gjatë një koncerti të prillit në Stamboll, ku ajo tha se “perversiteti i një prej muzikantëve të saj” buronte nga ndjekja e një shkolle fetare.
Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet gjyqësore, Gulsen hodhi poshtë akuzat se ajo nxiti urrejtje dhe armiqësi dhe tha se kishte “respekt të pafund për vlerat dhe ndjeshmëritë e vendit tim”, raportoi Agjencia shtetërore Anadolu.
Kërkesa e saj për t’u liruar nga paraburgimi në pritje të rezultatit të një gjyqi u refuzua.
Linku: https://www.billboard.com/music/music-news/gulsen-arrested-religious-schools-joke-1235131816/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CQ6gDaorbZr/