Lifestyle

Horoskopi javor, 29 gusht-4 shtator 2022

Dashi

Filloni javën me dipllomaci në marrëdhëniet tuaja dhe e mbyllni me shumë kokfortësi dhe papjekuri javën!

Demi

Mundësia për një ndryshim pune do jetë e lartë pas një krize të madhe apo ndarje në çift! Por ndryshimet dhe ndarjet mund të ndikojnë shumë keq në të ardhmen tuaj! Kujdes në fundjavë nga dikush që ju ngarkon me probleme në punë!

Binjaket

Do gjeni rrugën e duhur për të çliruar energjitë e mbetura dhe të filloni një projekt! Kujdes mos të ngatërroni punët me gjëra që nuk i njihni apo me persona që nuk janë kopetentë!

Gaforrja

E filloni javën me deshirën për të rregulluar shtëpinë! Pastaj do ju duhen goxha para dhe në fund të javës do ti përmbysni të gjitha me papjekurinë tuaj!

Luani

Një ditë e mirë për dashuri dhe udhetime! Mund të fitoni atë që po luftonit të merrnit prej kohësh në çift! Më pas do gjeni një mbështetje ekonomike dhe në fundjavë dikush i afërt do ju përmbysi të gjitha planet!

Virgjeresha

E filloni javën me lajme të mira ekonomike dhe do ta vazhdoni me një sukses në punë! Në fundjavë do bëni një investim të gabuar totalisht!

Peshorja

Java fillon këndshëm me hënën në shenjën tuaj dhe kjo ju çon instiktivisht në marrëveshje të suksesshme pune dhe ekonomike. Në fundjavë do keni një debat tepër të madh për një budallallek!

Akrepi

E filloni javën me dëshirën për të qëndruar vetëm për të organizuar veprimet pas një zhgënjimi! Në mes jave do keni një sukses ekonomik e erotik dhe do ta mbyllni javën me nerva nga një prapasken pune!

Shigjetari

Ju e filloni javën me gezimin që keni shoqëri dhe punë në grup që do eci mirë. Më pas do keni një bashkëpunim të mirë pune dhe në fund një debat nga papjekuria e atyre që bashkëpunojnë me ju!

Bricjapi

Java fillon me ndjesinë e një pune të re dhe një jete të re. Më pas do bëni një marrëveshje të mirë pune apo një bashkëjetese. Në fundjavë fillon sherri në punë, dikush është shumë i papjekur përball jush !

Ujori

Java fillon shumë këndshëm me dëshirën për dashuri dhe argëtim. Do vazhdoni me kontaktet e duhura dhe një takim erotik të këndshëm. Fundjava ju fut në debat me familjen !

Peshqit

Ju e filloni javën me dëshirën për një fitim të mirë ekonomik. Do vazhdoni me një investim të mirë në pasuritë e patundshme. Po në fundjavë do keni një humbje ekonomike nga papjekuria juaj apo e dikujt që i besoni!

Linku: https://www.facebook.com/search/top?q=astrologe%20meri%20shehu

Burimi i fotos:pexele.com