Javën e kaluar ylli i popit, i njohur gjerësisht si Gulsen, u burgos në pritje të gjyqit për akuzat e “nxitjes ose fyerjes së publikut për urrejtje dhe armiqësi” pasi ajo bëri një shaka me shkollat fetare në Turqi.
Të hënën, gjykata penale e Stambollit e liroi Gulsen me kushtin “të mos largohej nga vendbanimi” pasi avokatët e saj apeluan arrestimin e saj.
Mediat turke fotografuan Gulsen jashtë kompleksit të burgut duke u futur në një furgon.
Akuzat ndaj këngëtares nuk janë hequr plotësisht megjithatë prokurori e ka lënë në liri këngëtaren.
Akuzat lidhen me një video që qarkulloi në mediat sociale nga një koncert i Gulsen në prill, kur ajo bënte shaka për një nga muzikantët lidhur me edukimin e tij fetarmundësuar nga qeveria turke.
Linku: https://edition.cnn.com/2022/08/29/europe/turkey-gulsen-colakoglu-house-arrest-intl/index.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CVlA2QdsWIB/