ShowBiz

Çfarë ndodhi mes tyre? Leonardo DiCaprio i jep fund lidhjes 5 vjeçare

Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone i kanë dhënë fund lidhjes 5 vjeçare raportoi.

Çifti, i cili e mbajti lidhjen e tyre kryesisht private, ishte lidhur që në janar të vitit 2018, dhe ata bënë debutimin e tyre zyrtar si çift në Oscars në 2020.

Hera e fundit që ata u panë së bashku ishte gjatë fundjavës së katër korrikut, në Malibu, Kaliforni.

Në fillim të kësaj vere, Leo pushoi nëpër Evropë me një jaht ku u pa pa praninë e modeles.

Camila së fundmi është parë me pushime me nënën e saj në St.Tropez, Francë.

Ata u ndanë pas një “kohe të vështirë” në marrëdhënien e tyre, tha një burim për In Touch.

Disa vite më parë, Morrone u shpreh rreth hendekut të moshës:

“Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood – dhe në historinë e botës – ku njerëzit kanë diferenca të mëdha në moshë. Thjesht mendoj se çdokush duhet të jetë në gjendje të takohet me kë dëshiron të takohet.”

Linku: https://www.justjared.com/2022/08/30/leonardo-dicaprio-camila-morrone-split-after-4-years-of-dating/

Burimi i fotos:  https://www.instagram.com/p/BFpdkNvqxCx/?taken-by=leonardodicaprio&hl=en