ShowBiz

“Na keni mësuar çfarë është dashuria”, Getinjo emocionon me dedikimin special

Getinjo është një nga reperët më të suksesshëm të estradës.

Edhe pse shfaqet tepër i rezervuar rreth jetës private ai së fundmi ka emocionuar rrjetin me një dedikim tepër emocional për prindërit e tij.

Nisur nga ngjarja e rëndë që ka tronditur vendin ku një 11 vjeçare është përdhunuar nga 5 djem, Getinjo nuk ka humbur rastin të falenderuar prindërit për edukatën që i kanë dhënë.

“Sa i përket muzikës, ndjekim trendet botërore dhe shpesh paragjykohemi! Po sa i perket jetës private dhe sjelljes me njerëzit e kemi ndjekur gjithmonë fjalën e babës dhe nënës. Faleminderit Babë dhe Nënë që na keni këshilluar dhe na keni mësuar gjithmonë se ça është respekti dhe dashuria. Ju përshëndes!”-shkroi ai bashkangjitur me një foto familjare.

Linku: https://www.instagram.com/p/Ch5bvWiL4we/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/Cg-KmrCrZ2Z/