Kënëtari i njohur, Erik Lloshi së fundmi ka qenë i ftuar në programin “Rudina”, ku ka ndarë disa nga emocionet dhe vështirësitë e profesionit të tij.
Ai u ndal të flsite gjithashtu edhe për pjesëmarrjen e tij në “Kënga Magjike”, duke rrëfyer kështu edhe një moment të sikletshëm që i ka ndodhur në skenë.
Eriku ka treguar se gjatë performances së tij në live në Kënga Magjike, është frikësuar teksa ndodhej te shkallët pa mbajtëse.
Ajo çka e bëri edhe më të frikshme këtë eksperiencë për të ishte se ai ka fobi nga lartësitë.
“Sa herë e kujtoj, djersë të ftohta më shkojnë edhe tani. Është një histori që shumë pak veta mund ta finalizojnë një 3 minutësh, të cilat të duken si 3 vjet. Si një moment që nuk mbaron kurrë! Unë kam një fobi ndaj lartësive dhe në momentin që po diskutoja me producentin e Këngës Magjike që do zbrisnim nga shkallët, mua që aty më kapi paniku, se shkallët nuk kishin mbajtëse. Duke zbritur në momentin që njofton Arditi që ishte live, pa regjistrim në Pallatin e Kongreseve, mua më kapi paniku dhe aritmia e zemrës dhe kur kam zbritur poshtë, i thashë Anxhelës që unë nuk shikoj.”- u shpreh Eriku.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=DN5mEC7VGto
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ceg3oQODQK2/