ShowBiz

Ditë zie për Zogun e Tiranës, humb njeriun e shtrenjtë

Personazhi i njohur për publikun, Hermes Nikaj, i njohur gjerësisht si “Zogu i Tiranës”, ka humbur babain e tij.

Lajmin e hidhur e ka ndarë vet Hermesi me ndjekësit e tij në Instagram.

Ai përmes një shkrimi ka njoftuar me dhimbjen ndarjen e të atit nga jeta si pasojë e një infarkti.

“Me hidhërim ju njoftoj se pak më parë, im atë, Maringleni ndërroi jetë. Varrimi bëhet nesër në 12 mesditë. Të pikëlluar familja”, shkruan në postim prezantuesi.

Linku: https://www.instagram.com/stories/hermesnikajoriginal/2942086118439066505/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKw4vRqHLT0/?utm_source=ig_web_copy_link