ShowBiz

“Nëse ndahesh me rusen…”, Fjodora Fjora habit me propozimin për Behgjet Pacollin

Moderatorja e njohur Fjodora Fjora ka habitur me deklaratën e saj për Behxhet Pacollin.

Kohët e fundit Fjodora ka bërë publike lidhjen e saj.

Përmes fotove në Instagram modertatorja ka bërë me dije se është në një romancë, por nuk ka zbuluar detaje për raportin apo partnerin e saj duke u munduar ta ruaj identitetin e tij.

E ftuar në emisionin “Opinion”, duke diskutuar lidhur me dasmat, Fjora është shprehur se është mahnitur nga dasma Behgjet Pacollit dhe Ana Oksa.

Fjora u shpreh asokohe se i kishte thënë vetes se nëse nuk do të bënte një dasmë të tillë, më mirë s’do bënte fare. Me shumë humor, moderatorja i ‘bëri’ edhe një ‘propozim’ Pacollit.

“I thashë po ke ndër mend të ndahesh me këtë rusen nuk ka problem, një dasmë si Ana Oksa. Po thosha ka qenë i ftuar Ibrahim Kodra dhe doja të dilja në fakt te dhurata që familjet të cilat bëjnë dasmën japin për të ftuarit e tyre. Është shumë e rëndësishme që të gjithë që vijnë të ftuar si dasmorë në dasmën e një njeriu marrin me vete një dhuratë të qenësishme që unë sot e kësaj dite e kam në shtëpinë time. Ibrahim kodra kishte prodhuar një pikturë të cilën ia kishte dedikuar dasmës së Ana Oksës, ai ishte vetë aty prezent. Ka firmosur secilën prej atyre pikturave që secili prej ne të ftuarve e ka marrë”, është shprehur Fjodora.

Linku: https://youtu.be/5io2zanHoqc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CiuWu5trU02/?utm_source=ig_web_copy_link