Vendi ynë edhe këtë të mërkurë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 ndërsa përgjatë vijës bredgetare dhe zonat luginore era relativisht e fortë me shpejtësi deri në 10-12m/s.
Temperaturat parashikohen të jenë në zonat malore 4 deri 21°C, në ato të ulëta 7 deri 27°C dhe në zonat bregdetare 12 deri 27°C.
Linku:MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com