ShowBiz

Dua Lipa konfirmon statusin e saj pas daljes në publik përkrah Trevor Noah

Një javë pasi 27-vjeçarja u pa e shoqëruar me drejtuesin e Daily Show Trevor Noah, këngëtarja konfirmoi statusin e saj të vërtetë.

“Për mua, ky është viti i parë që nuk kam qenë në një lidhje për një kohë shumë të gjatë,” tha ajo gjatë podcast-it origjinal të iHeartRadio

 “Ka qenë vërtet e mrekullueshme të qenit vetëm dhe të menduarit vetëm për veten time dhe të jem diku pak egoiste”, është shprehur më tej ajo.

Pra artistja është vetëm, nuk është në një lidhje dhe takimi apo cfarëdo që ka me Trevor, për momentin nuk është ajo që të gjithë prisnin. Ose njohja e tyre është thjeshtë në fazat e para.

Dua është aq “single” sa tha që këtë periudhë vetëm e ka pritur me krahë hapur sepse më parë nuk e ka pasur mundësinë të fokusohet kaq shumë tek vetja, megjithatë nuk do t’i thoshte jo dickaje të re, nëse plotëson kushtet e saj:

“Por kur gjen dikë që të zbut vërtet dhe të qetëson…Unë mendoj se është karakteristikë e shenjës së Luanit – kjo bën një ndryshim të madh“, ka përfunduar ajo.

Linku: https://www.yahoo.com/entertainment/dua-lipa-confirms-relationship-status-130052846.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CidlFvIMY8p/?utm_source=ig_web_copy_link