ShowBiz

I vuri ‘flakën’ skenës së DWTS me kërcimin sensual, Megi Pojani surprizohet nga Endri Çekiçi

Megi Pojani ka nisur rrugëtimin e saj në DWTS mbrëmjen e djeshme.

Ajo është një nga figurat publike më të lirshme e pakomplekse, e cila gjithmon tërheq vëmendje me daljet e saj.

Megi nuk ka zhgënjyer edhe këtë herë. Ajo i ka vënë zjarrin skenës së “Dancing With The Stars” me kërcimin e saj tepër sensual së bashku me balerinin, Jurgen Bala.

Performanca e saj si një braziliane e vërtetë është komentuar pozitivisht nga juria si edhe nga publiku.

Mirëpo mesa duket bukuroshja surprizën më të madhe e ka marrë jashtë skenës së DWTS.

Në parapaskenë janë realizuar disa foto të cilat po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet ku shihet Megi teksa pozon pranë një buqete të madhe me trëndafila të kuq.

Kudo në rrjet po aludohet se është një surprizë nga futbollisti, Endri Çekiçi, me të cilin Megi po përflitet se është në një lidhje.

“News 31” gjithashtu ka zbuluar edhe shkrimin në pusullën që e shoqëronte buqetën.

“Të dua, suksese sot e në vazhdim,” -shkruhej në letër.

Linku: News 31

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CTu6me1IJr_/?utm_source=ig_web_copy_link