ShowBiz

“Kurrë mos thuaj kurrë” Efi shton dyshimet për një romancë të mundshme me Fation Kuqarin

Efi është një nga ish-konkurrentet e “Përputhen” më të përfolura në mediat rozë.

Eksperienca e saj në emisionin e dashurisë si edhe më pas në “Kepin e Tundimeve”, u shoqërua me një zhumë në rrjet.

Ajo u përfol gjatë për një lidhje me ish-konkurrentin Fation Kuqari, pasi të dy kanë shfaqur një afrimitet gjatë emisionin veror.

Efi i ka mohuar zërat, por së fundmi ajo ka qënë e ftuar për një intervistë në Prive, ku është pyetur për mundësitë e një romance me Fationin.

“Kurrë mos thuaj kurrë”, është përgjigjur Efi duke lënë të nënkuptuar se gjithçka mund të ndodhë.

Ndërsa u pyet se kur ishte mesazhi i fundit me Fationin, Efi tha se ka 1 javë. “Me shokët s’mund të flasësh përditë”, u shpreh ajo treguar kështu për momentin janë thjesht shokë.

Linku: Prive

Burimi i fotos:: https://www.instagram.com/p/CjOIrqcjEnt/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/CjgIYm6tSop/?utm_source=ig_web_copy_link