Lifestyle

Parashikimi i motit, 11 tetor 2022

Për ditën e sotme moti në vendin tone parashikohet alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale ndërsa përgjatë relieveve malore ato hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra.

Ndërsa vija bregdetare do të mbetet përgjatë gjithë ditës me mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com