Armina Mevlani, është një nga figurat më të komentuara të momentit.
Dasma e saj madhështore e vendisi në qendër të vëmendjes së mediave.
Herë pas here ajo realizon biseda virtuale me ndjekësit e saj ku ndan detaje nga jeta e saj.
Në bisedën e fundit ajo ka ndarë më tepër detaje rreth fëmijërisë së saj.
Teksa ka postuar një foto kur ishte 13 vjeç, blogerja shprehet se e ëma nuk e lejonte të hiqte vetullat.
Madje ajo shtoi se dikur i kishte kompleks vetullat e trasha, ndryshe nga sot që janë në modë.
“Po janë vetullat e mia natyrale. Kur isha e vogël i kisha kompleks që ishin kaq të trasha, sepse mami nuk më linte t’i bëja me formë. Tani mburrem me to”, shkruan Armina krahas fotos.
“Këtu ndihesha shumë e shëmtuar. 13 vjeçe, ndërkohë që mami im më ka lejuar t’i heq vetullat 15 vjeç. Ato ishin shumë të trasha dhe unë mezi prisja të bëhesha 15 që të bëja make-up dhe të hiqja vetullat”, shkroi Armina ndërsa ndau gjithashtu dhe një foto se si dukej në mbrëmjen e maturës.
Linku: https://www.instagram.com/stories/armina_mevlani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CjYc3cNtaHw/?utm_source=ig_web_copy_link